https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Rusia e kërcënon Facebook-un me bllokadë - Drita Tv

Rusia e kërcënon Facebook-un me bllokadë

Rregullatori i komunikimeve në Rusi tha se do të verifikojë nëse Facebook po e zbaton ligjin rus, i cili kërkon nga rrjetet sociale t’i ruajnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në serverët rusë.

Roskomnadzor vazhdimisht ka paralajmëruar Facebook-un dhe rrjetet e tjera sociale se mund të bllokohen vitin e ardhshëm, nëse nuk veprojnë në përputhje me ligjin.

“Në të ardhmen e afërt, Roskomnadzor planifikon një seri aktivitetesh mbikëqyrëse për të analizuar Facebook-un”, tha përmes një deklarate rregullatori rus i komunikimeve.

Autoritetet ruse thonë se ligji synon të mbrojë të dhënat personale të shtetasve rusë.

Kritikët, megjithatë, e shohin atë si përpjekje për të forcuar kontrollin mbi mediat sociale, të cilat përdoren sidomos nga aktivistët e opozitës ruse.

Vitin e kaluar, Roskomnadzor ka bllokuar qasjen në rrjetin LinkedIn.

Roskomnadzor tha se Twitter ka rënë dakord për të vepruar në përputhje me ligjin rus./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi