Rusia: Çdo sulm amerikan balistik me kapacitet të ulët do të cilësohet sulm bërthamor

Rusia paralajmëroi se çdo sulm amerikan me raketa balistike me kapacitet të ulët do të llogaritet si sulm bërthamor nga Moska dhe do të marrë përgjigje në përputhje me rrethanat.

Duke folur në një videokonferencë në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se një raport i fundit nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së mbi vendosjen e kokave raketore balistike me kapacitet të ulët nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Rusia.

Ajo e quajti këtë hap të SHBA-së si “të rrezikshëm”, “një element destabilizimi” dhe “mjegullim i qëllimshëm midis armëve jostrategjike dhe strategjike”, duke paralajmëruar se kjo do të çonte në një “rritje të kërcënimit të konfliktit bërthamor”.

“Dua të theksoj se çdo sulm amerikan në të cilin përdoret raketë balistike e lëshuar nga nëndetëse, pavarësisht nga karakteristikat e tij, do të perceptohet si një sulm me armë bërthamore. Ata që duan të spekulojnë për fleksibilitetin e potencialit bërthamor amerikan duhet ta kuptojnë që sipas doktrinës ushtarake ruse, veprimet e tilla do të konsiderohen themel për përdorim hakmarrës të armëve bërthamore nga Rusia”, tha ajo.

Më 24 Prill, Pentagoni amerikan njoftoi se Marina e SHBA-së ka vendosur kokën raketore balistike W76-2 me kapacitet të ulët për të penguar fuqinë bërthamore të Rusisë dhe Kinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi