Rusi, tetë kandidatë të nominuar për garën presidenciale

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor të Rusisë (CEC), Ella Pamfilova, ka njoftuar se CEC ka regjistruar tetë kandidatë presidencialë.

Kreu aktual i shtetit Vladimir Putin, i cili është midis kandidatëve, tashmë ka njoftuar synimin e tij për të shkuar për mandatin e katërt më 6 dhjetor të vitit 2017.

Këtë vit vetëm dy nga katër partitë në parlament i emëruan kandidatët për këtë pozitë, Vladimir Zhirinovsky nga Partia Liberale Demokratike (LDPR) dhe Pavel Grudinin nga Partia Komuniste.

Pesë nga kandidatët janë emëruar nga partitë opozitare që nuk janë të përfaqësuara në parlamentin rus, edhe atë Boris Titov nga Partia e Zhvillimit, Grigory Yavlinsky nga Partia Yabloko, Ksenia Sobchak nga Iniciativa Civile, Sergei Baburin nga Unioni Popullor Rus dhe Maxim Suraykin nga Komunistët e Rusisë.

Regjistrimi i Pavel Grudinin-it, një biznesmen komunist, mbeti në pikëpyetje deri në momentin e fundit. Sipas ligjit rus, kandidatët presidencialë e kanë të ndaluar të kenë llogari bankare jashtë vendit, ndërsa Grudin, marrëdhëniet e të cilit më shumë janë në biznes sesa në politikë, ka mjaftë llogari në bankat e huaja që gazetarët i zbuluan njëra pas tjetër çdo javë.

Boris Titov është avokat i popullit të Rusisë. Partia e Zhvilimit argumenton për ndryshime në ekonominë ruse dhe për këtë qëllim përfaqësuesit e saj synojnë të integrohen në organet qeveritare në mënyrë që ata të mund të përpiqen të sjellin ndryshime në fushën e ekonomisë. Sipas kandidatit Titov, procesi i demokratizimit të vendit pengohet nga standardi i ulët i jetesës ndërsa stabiliteti ekonomik dhe prosperiteti janë në baza për demokratizimin e vendit.

Grigory Yavlinski përfaqëson një nga partitë më të vjetra në Rusi, Yabloko, e vetmja parti që mori pjesë në zgjedhje për të hyrë në Duman shtetërore. Yavlinski, i cili flet nga një qëndrim majtist-liberal, shpesh kritikohet për mungesën e vullnetit të tij dhe për shmangien e përgjegjësisë, sepse ai njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës partiak para zgjedhjeve parlamentare. Kjo erdhi si një goditje për imazhin e partisë në një kohë shumë kritike.

Ksenia Sobchak, kandidate e Iniciativës Civile, vendosi të kandidojë për president pasi u bë e ditur se Navalny nuk mund të merrte pjesë në zgjedhje për shkak të dosjeve të tij penale. Sobchak është vazja e Anatoly Sobchak-it, kryebashkiakut të parë të Shën Petersburgut, në ekipin e të cilit Putin e filloi karrierën e tij. Ishte Sobchak i cili i prezantoi Putin-in presidentit Boris Yeltsin. Dhe, dihet se karriera e Putin-it nisi një trajektore në rritje, pasi u njoh me Yeltsin-in.

Pas vdekjes së Anatoly Sobchak, Putini filloi të mbështeste familjen e ish-shefit, gruan e Sobchak-ut, Lyudmila Narusova, e cila për më shumë vite ka qenë senatore në Këshillin e Federatës së Rusisë. Ksenia Sobchak ishte mikpritëse e emisionit televiziv Dom-2 për një kohë shumë të gjatë, por pastaj u transferua në kanalin televiziv të opozitës “Rain” dhe poashtu mori pjesë në protesta anti-qeveritare në vitin 2011.

Sobchak është e vetmja kandidate që nuk e mbështet aneksimin e Krimesë. Megjithatë, ajo është shumë e kujdesshme që të mos ngre ndonjë çështje që mund të shkaktojë mosmiratim të autoriteteve.

Sergei Baburim dhe Maxim Suraykin quhen “kandidatë teknikë”. Shkencëtarët politikë besojnë se kur të vijë koha e duhur ata do të tërhiqen nga gara në favor të Pavel Grudinin-it./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi