Rusi, rritet në 13 numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit

Është rritur në 13 numri i trupave të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur për shkak të shpërthimit të gazit në qytetin rus Magnitogorsk.

Ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e bllokut të shembur në shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor në një ndërtesë 10 katëshe në qytetin Magnitogorsk.

Ministria e Situatave Emergjente njofton se ka arritur në 13 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk dihet fati i 30 personave për të cilët supozohet se ndodhen nën rrënoja.

Si pasojë e shpërthimit të gazit që ndodhi në orët e para të mëngjsit të 31 dhjetorit në qytetin Magnitogorsk u dëmtuan 48 apartamente ku jetonin më shumë se 100 persona. Kujtojmë se rreth 35 orë pas ngjarjes në punimet e kërkim-shpëtimit u nxorr gjallë një foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi