Rusi, pas Telegramit mund të ndalohet edhe Viber

 

 

Ministri rus i Komunikimit, Nikolay Nikiforov, ka njoftuar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) se në qoftë se nuk sigurohen çelësat e nevojshme të kodimit, ashtu sikur Telegrami edhe aplikacioni për mesazhe Viber mund të ndalohet.

Nikiforov në një deklaratë për agjencinë ruse TASS tha se FSB ka autoritet të plotë për qasje në çelësat e kodimit të aplikacioneve.

Sipas tij FSB mund të aplikojë në gjykatë në qoftë se përjeton probleme me aplikacionin Viber për këtë çështje. Nikiforov tha se “Në qoftë se FSB shkon në gjykatë atëherë mund të merret një vendim i ngjashëm edhe për Viberin, i cili mundësoi ndalimin e Telegramit”.

Muajin e kaluar në Rusi ishte ndaluar programi i mesazheve Telegram, me arsyetimin se nuk i ka ndarë me FSB-në çelësat e nevojshme për kodim, të cilat mundësojnë qasjen në biseda të përdoruesve.

Mijëra persona në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, kishin protestuar për shkak të ndalimit të Telegramit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi