Rusi: Mbi 520 mijë raste me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit nga COVID-19 janë prekur 8.706 persona duke e rritur në 520.129 numrin e rasteve.

Me 114 vdekje të reja në 24 orët e fundit arrin në 6.829 numri i vdekjeve ndërsa me 5.271 shërime arrin në 274.641 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar se nga 1.8 për qind ka rënë në 1.7 për qind ndërkohë që tek 34.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, ku masat në luftën kundër pandemisë janë liruar, numri i rasteve në 24 orët e fundit me 1.493 raste të reja është rritur në 204.428 numri i rasteve ndërsa me 44 vdekje u rrit në 3.231 numri i viktimave.

– Më shumë se 14.5 milionë teste

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se rreth 322.498 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se numri i testeve të kryera deri më sot ka arritur në 14.5 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në normat e rritjes së pandemisë. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq që nga 9 qershori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi