Rusi, hetuesit polakë rishqyrtojnë katastrofën në Smolensk

Hetuesit polakë dhe rusë rifilluan një shqyrtim të mbetjeve të avionit të rrëzuar në vitin 2010 në Rusinë perëndimore, që vrau presidentin e atëhershëm të Polonisë, deklaruan autoritetet ruse.

“Pala ruse ka qenë gjithmonë shumë e hapur për bashkëpunim në lidhje me këtë çështje”, theksoi Agjencia e Lartë Hetimore e Rusisë në një deklaratë.

Rrëzimi i aeroplanit polak “Tupolev Tu-154” afër qytetit rus Smolensk, vrau të 96 personat që ndodheshin në bord, përfshirë presidentin polak të kohës, Lech Kaczynski dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Në një gabim mes mjegullës shumë të dendur, piloti u fajësua zyrtarisht për përplasjen. Në Poloni, teoritë e komplotit kanë qenë se Rusia mund të kishte qenë përgjegjëse për rrëzimin e avionit.

Partia qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi” në Poloni dhe drejtuesi i saj, Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë, pohojnë se aksidenti ishte një sulm terrorist.

“Hetuesit rusë nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me rrethanat e përplasjes. Të gjitha provat e mbledhura tregojnë veprime të gabuara nga ekuipazhi, të cilët vazhduan të kryenin uljen në mungesë të shikimit”, deklaroi pala ruse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi