Ruhani: E ardhmja e Sirisë nuk do të lihet në duart e forcave të huaja

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani tha se e ardhmja e Sirisë nuk do të lihet në duart e forcave të huaja.

Sipas agjencisë zyrtare të Iranit, IRNA, Ruhani në një deklaratë për media para nisjes nga Teherani për të marrë pjesë në Samitin trepalësh, i cili do të mbahet në qytetin Soçi të Rusisë, tha se “E ardhmja e Sirisë nuk do të lihet në duart e forcave të huaja dhe populli i këtij shteti do të vendos për këtë”.

Ai tha se do të vazhdojnë ta mbrojnë integritetin territorial të Sirisë. Ruhani rikujtoi se me procesin e Astanas nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit kanë filluar të merren hapat konkrete në këtë drejtim.

Presidenti iranian theksoi rëndësinë e samitit të liderëve në Soçi për të ardhmen e Sirisë.

“Këto seanca duhet të hapin rrugën e takimeve në mes të grupeve siriane në emër të përcaktimit të së ardhmes së tyre, ku do të reflektohen mendimet e popullit të vendit”, tha Ruhani.

Sot në qytetin Soçi të Rusisë, me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, atë të Rusisë Vladimir Putin dhe atë të Iranit Hasan Ruhani do të mbahet Samiti trepalësh me temë Sirinë.

Ministrat e Jashtëm dhe delegacionet teknik të tre shteteve, garantues të procesit të Astanas, gjatë fundjavës së kaluar në Antalia përfunduan parapërgatitjet për këtë samit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi