Rrogozhina nis sezonin, Ndriçim Kashami traniner dhe staf i ri për rikthimin në SuperLigë!

Egnatia do të nis ditën e sotme startin e përgatitjeve për sezonin e ri.

Skuadra që militon në Kategorinë e Parë me anë të një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se stërvitja për sezonin e ri do të nis ditën e hënë (sot).

Gjithashtu klubi njofton se trajneri i ri do të jetë Ndriçim Kashami, zëvendëstrajner Eduart Thartori, ndërsa drejtori sportiv do të jetë Klevis Murati.

Trajneri i ri, Kashami është një emër i njohur në Kategorinë e Parë pas drejtoi me sukses Apoloninë.

Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë edhe afrime të reja në merkato.

Egnatia kërkon ta nis sezonin me objektiva të qarta për të siguruar Superligën sezonin e ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi