Rritja e prurjeve në zonën e Nën Shkodrës, KESH ul shkarkimet: I paraprijmë situatës së reshjeve intensive

KESH ka ulur shkarkimet nga portat e HEC-it të Vaut të Dejës për t’i paraprirë situatës prej reshjeve intensive në veri-lindje të vendit.

Duket se rritja e prurjeve në zonën e nën Shkodrës ka sjellë edhe uljen nga 900 në 700 m3/s të shkarkimeve.

Po ashtu KESH informon zyrtarisht dhe për të gjitha shkarkimet enga portat në kaskadën e Lumit të Drinit ndërsa siguron se prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

 

NJOFTIMI NGA KESH

PËRDITËSIM I SITUATËS (10.02.2021, ora 11:00)

👉Prej ores 11:00 KESH ul nga 900 në 700 m3/s shkarkimet nga portat e HEC Vau Dejës. KESH i paraprinë edhe njëherë situatës së krijuar prej reshjeve intensive në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, të cilat kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqenit dhe prurjet në lumin Buna.

👉𝙎𝙞𝙩𝙪𝙖𝙩𝙖 𝙖𝙠𝙩𝙪𝙖𝙡𝙚 𝙣ë 𝙠𝙖𝙨𝙙𝙖𝙠ë𝙣 𝙚 𝙡𝙪𝙢𝙞𝙩 𝘿𝙧𝙞𝙣, 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙦𝙞𝙩𝙚𝙩:

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë 1300 m3/s.

👉Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

* Hec Fierzë –  490 m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

* Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 700 m3/s shkarkime nga port-at

👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

* Hec Fierzë 291.29mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)

* Hec Koman 171.13 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)

* Hec Vau i Dejës 72.40  mmnd ( kuota max. 76 mmnd)

👉Prodhimi në të tre Hec-et është :

* Hec Fierzë, 5,650 MËh (ditor)

* Hec Koman, 12,449 MËh (ditor)

* Hec Vau Dejës, 4,320 MËh (ditor)

👉Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

🟢Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi