22.5 C
Tirana

Rritja e karburanteve, ngrihet me 100 lekë çmimi i biletave të çdo linje të transportit interurban në Berat, 10 lekë shërbimi urban

Më datë:

Krahas rritjes së çmimit të bukës dhe ushqimeve, shqiptarët po përballen 3-javët e fundit edhe me rritjen e çmimit të karburantit e gazit.

Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe me rritje të menjëhershme të çmimit të biletave të autobusëve të linjave urbane brenda qytetit të Beratit dhe linjave interurbane drejt qyteteve të tjera.

Në çdo linjë interurbane biletat janë rritur me 100 lekë (të reja), bileta e autobusit Berat-Tiranë ka shkuar në 500 lekë nga 400 lekë që ishte 3-javë më parë, bileta e linjës Berat-Durrës ka shkuar në 400 lekë nga 300 që ishte më parë, bileta e linjës Berat-Vlorë ka shkuar në 450 lekë nga 350 e kështu me radhë, ndërkohë që edhe çmimi i biletave të linjës urbane brenda qytetit të Beratit është rritur me 10 lekë, nga 30 ka shkuar në 40 lekë (të reja).

Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të indinjuar njëkohësisht për rritjen e çmimit të biletave, duke deklaruar se pensionet dhe rrogat e shqiptarëve janë qesharake për të përballuar këto rritje.

Ata shprehen se kjo rritje i detyron të lëvizin në këmbë në qytet, edhe pse janë të moshuar dhe të sëmurë.

Qytarët i bëjnë apel shtetit të ndërhyrë dhe të marri masa, pasi shqiptarët po rrënohen ekonomikisht.

Të indinjuar dhe të bindur që rritjet e çmimeve, përfshi këtu edhe ushqimet, do të vijojnë, ata mendojnë se është më mirë të largohen nga Shqipëria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...