Rritja e çmimeve të shportës, PD: Jeta po bëhet e papërballueshme për familjet e thjeshta, shqiptarët janë grabitur nga një pushtet që punon kundër interesave të tyre

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rritjen e çmimit të bukës dhe ushqimeve të tjera të shportës.

Deputetja e zgjedhur Greta Bardeli, njëkohësisht sekretare e marrëdhënieve me publikun në PD, shprehet se tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik  dhe se çmimet po bëhen përditë e më të papërballueshme për familjet e thjeshta shqiptare. Ajo ka akuzuar qeverinë se po ndan paratë e buxhetit të shtetit me oligarkët dhe grupet e kriminalizuara.

Më tej ajo shton se Partia Demokratike ka një vizion të qartë dhe një program të detajuar për të rritur mirëqënien dhe për të luftuar korrupsionin që gërryen çdo ditë sigurinë ekonomike të familjeve ne nivel kombëtar.

Postimi i plotë: 

Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur në rritje. Duke filluar nga buka, qumështi e zarzavatet, çmimet po bëhen përditë e më të papërballueshme për familjet e thjeshta shqiptare!

Pa rritjen e pagave, pa përdorimin e subvencioneve te duhura në bujqësi, pa uljen e çmimit të karburantit për transportin, tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik! Nga ana tjetër, qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me oligarkët. Paratë publike perpihen frikshëm nga zyrtarë të lidhur me grupet e kriminalizuara. PPP-të, tenderat publikë apo sekretë, janë rruga më e shpejtë e pasurimit të njëmijë njerëzve me firmë e vulë në xhepat e tyre.

Paçka se vendi ynë gëzon burime natyrore, falë të cilave shqiptarët duhet të kishin pasurinë për frymë më të lartë se vendet e rajonit, familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta se çdo vend tjetër në rajon.
Kjo ndodh sepse shqiptarët janë të grabitur nga një pushtet që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese në Shqipëri!

Ndodh sepse bashkë me votën, shqiptarëve u është marë perspektiva për një qeverisje më të mirë, që garanton mirëqënie për të gjithë.

Partia Demokratike ka një vizion të qartë dhe një program të detajuar për të rritur mirëqënien dhe për të luftuar korrupsionin që gërryen çdo ditë sigurinë ekonomike të familjeve ne nivel kombetar. Planet tona paten mbështetjen e qytetarëve, ndaj ne do të luftojmë me ta dhe për ta, për t’i zbatuar ato dhe për të garantuar një jetë më të mirë dhe zhvillim te qëndrueshëm ekonomik dhe social .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi