14.5 C
Tirana

Rritet numri i të vdekurve në Iran

Më datë:

Me 92 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 4.869 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 92 vdekje dhe 1.606 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 4.869 ndërsa numri i rasteve në 77.995, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.594 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje kritike.

Ai tha se gjithsej 52.229 persona janë shëruar.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...