Rritet numri i shteteve që dëbojnë rrjetin global terrorist të FETO-s

Turqia ka arritur të rimarrë rreth 250 shkolla të cilat kanë pasur lidhje me organizatën terroriste FETO në 40 shtetet, ku ka shpëtuar 30.000 studentë të mos bien në grackën e grupit terrorist, deklaroi Hasan Yavuz, nënkryetar i Fondacionit Maarif.

Turqia themeloi Fondacionin Maarif në vitin 2016, në mënyrë që të rimarrë administrimin e shkollave jashtë shtetit, e që kanë lidhje me FETO-n.

Fondacioni ka marrë kontrollin e shumë shkollave në vende të ndryshme të botës dhe vetëm në Afrikë numri i tyre është të paktën 32, thotë Ministria turke e Arsimit.

Në një intervistë telefonike për Agjensinë Anadolli, Yavuz flet për vendosmërinë e Turqisë të çrrënjosë rrjetin e FETO-s të instaluar jashtë vendit, duke përshkruar taktikat “diabolike” të cilat i kanë zbatuar pjesëtarët e FETO-s.

“Morëm një mesazh të fortë nga turqit të cilët më 15 korrik të vitit 2016 ndaluan përpjekjen e FETO-s për grusht shteti, miliona nga të cilët vërshuan rrugët duke sakrifikuar jetën e tyre”, tha Yavuz, i cili njëkohësisht ushtron detyrën e ambasdadorit.

Ai thotë se dhënia fund e veprimtarive terroriste të FETO-s, është një detyrë e tyre ligjore. Yavuz thotë se FETO përdor 4 strategji në luftën kundër Turqisë:

1. Përdorimi i zyrtarëve dhe burokratëve të cilëve u është shpërlarë truri pas çka u rekrutuan gjatë studimeve në shkollat e FETO-s.

2. Sigurimi i arsimimit falas për fëmijët dhe të afërmit e zyrtarëve të lartë dhe burokratëve në këmbim të mbylljes së syve karshi aktiviteteve të FETO-s në ato shtete, veçanërisht në Afrikë.

3. Përdorimi i taktikave mashtruese si mbulimi i institucioneve të FETO-s, korporata të huaja të cilat kanë aksionarë multietnikë.

4. Lënia pas vetes borxhe të papaguara, sigurimet premium të papaguara ndaj punonjësve të saj dhe stafit administrativ, kompjuterë dhe shkolla të dëmtuara.

Pasi FETO të sigurohet se një shkollë e caktuar do të merret prej tyre, ata transferojnë të gjitha paratë në llogaritë bankare lokale në Pensilvani, baza operacionale e grupit terrorist në SHBA.

Yavuz thotë se shteti i Turqisë ka caktuar disa kushte në protokolet e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar me vendet të cilat vendosën të transferonin shkollat e FETO-s te Maarif-i.

“Nuk do të paguajmë borxhet që ka lënë ky grup terrorist, thamë se do të marrim vetëm atë që është e jona. U kemi thënë se Ju, ua keni dhënë këto shkolla duke menduar se ata përfaqësojnë Turqinë”, tha Yavuz, i cili falënderoi zyrtarët dhe deputetët në Senegal, Çad, Mali, Niger, Guine dhe disa vende të tjera për bashkëpunimin e tyre në prishjen e planeve të FETO-s, për t’i përdorur ato vende si baza për luftë kundër Turqisë.

Mirënjohës ndaj Pakistanit dhe Afganistanit Duke komentuar përparimin e dukshëm që kanë bërë në Pakistan dhe Afganistan në drejtim të eliminimit të kërcënimit të FETO-s, Yavuz tha se para vetes kanë pasur një proces të vështirë ligjor.

“Gjashtë shkolla në qytetet kryesore të Afganistanit, në Herat, Mazar-i Sharif dhe Kabul i janë transferuar Maarif-it, me ç‘rast janë arrestuar 35 anëtarë të FETO-s. Pakistani ka dhënë një shembull të mirë që duhet të ndiqet edhe nga Afganistani”, përfundon tregimin e tij Yavuz.

Turqia ka kërkuar nga disa shtete në mbarë botën që të mbyllin shkollat, kolegjet dhe bizneset që kanë lidhje me grupin terrorist FETO i cili qëndron pas përpjekjes së përgjakshme të grusht shtetit të kryer më 15 korrik të vitit 2016, ku si pasojë mbetën të vrarë 251 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

Vitin e kaluar, Pakistani, që është një aleat i ngushtë i Turqisë, urdhëroi mbylljen e shkollave të FETO-s, ku dhe deportoi dhjetëra punonjës në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi