Rritet në 254 numri i të vdekurve nga përleshjet në Tripoli

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se në përleshjet e armatosura në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, të paktën 254 persona e kanë humbur jetën ndërsa 1.228 janë plagosur.

“Ekipet mjekësore të specializuara trajtuan 89 lëndime të lehta dhe 63 lëndime serioze që kërkonin ndërhyrje kirurgjikale. Ekipet tona po japin ndihmë mjekësore shtesë për spitalet në Tripoli”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Khalifa Haftar, një komandant ushtarak me bazë në Libinë lindore, nisi një fushatë ushtarake më 4 prill me plan ambicioz për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur Muamar Gadafi u përmbys në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s dhe më pas u vra.

Që atëherë, ndarjet e theksuara politike në vend kanë çuar në krijimin e dy qeverive rivale, një në Libinë lindore, me të cilën udhëheqë Haftar dhe tjera në Tripoli, e cila ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi