8.5 C
Tirana

Rriten shifrat në Kosovë, 113 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më datë:

Kosova ka regjistruar 113 raste të reja dhe 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Një rritje shifrash ka shënuar tashmë Kosova, teksa viktimat u regjistruar 2 në Prishtinë dhe nga 1 në Kaçanik e Mitrovicë.

Po ashtu janë 316 të shëruar së fundmi.

 

NJOFTIMI NGA IKSHPK

316 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’. Lirohet nga akuzat i vëllai

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen...

Berisha: Sekretet e NATO-s dhe Shqipërisë tek organizatat kriminale

https://www.youtube.com/live/i78twmcqcvk?si=iOC1owTzjFhOAZzO Kreu i PD Sali Berisha ngriti sërish akuza për...

“Gjaku i të pafajshmëve thërret”, Veliaj përkujton ’21 Janarin’: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21...

Një stuhi gjeomagnetike arrin nivelin G4

Stuhia gjeomagnetike, që filloi më 19 janar, po vazhdon...