TIRANE– Punonjësit e Policisë në Tiranë kanë rënë pre e dhunës teksa kanë qenë në krye të detyrës. Burime bëjnë me dije se për këtë rast është arrestuar një 37-vjeçar ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Të dy në bashkëpunin me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e kontrollit fizik, duke ushtruar dhunë ndaj tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin F. (Xh). L., pasi në rrugën “Budi”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e kontrollit fizik, duke ushtruar dhunë ndaj tyre”- njofton policia.
Nderkq vijone hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.