Rrëzohet helikopteri ushtarak në Afganistan, 5 të vdekur

Një helikopter ushtarak në provincën Farah në perëndim të Afganistanit, është rrëzuar si pasojë e një problemi teknik, ku kanë humbur jetën 5 ushtarë.

Në një deklaratë nga Ministria afgane e Mbrojtjes thuhet se helikopteri ushtarak është përplasur në tokë pak kohë pasiqë është nisur nga qarku Bala Buluk në Farah.

Më tej bëhet e ditur se helikopteri i rrëzuar ka eksploduar dhe se 5 ushtarë që ndodheshin në të kanë humbur jetën.

Ekipet përkatëse janë dërguar në rajon për hetimin e rastit.

Në një deklaratë nga talebanët pretendohet se helikopteri është qëlluar nga militantët./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi