Rrëzimi i avionit në Nepal, 49 të vdekur

Të paktën 49 persona humbën jetën si pasojë e aksidentit ajror që ndodhi sot në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu, kryeqytetin e Nepalit.

Sipas agjencisë Kyodo, zyrtarët e policisë kanë njoftuar se gjatë aterimit në aeroportin në Katmandu, avioni i pasagjerëve të kompanisë ajrore US-Bangla të Bangladeshit, ku ndodheshin 67 pasagjerë dhe 4 persona të ekuipazhit, rrëshqiti nga pista dhe u përfshi nga zjarri.

Policia bën të ditur se avioni është nisur nga kryeqyteti i Bangladeshit Dakka dhe se ka rënë në një fushë futbolli në afërsi të aeroportit në Katmandu, përderisa ishte në përgatitje për të ateruar. Si pasojë e kësaj, policia njofton se 49 persona kanë humbur jetën dhe se 22 të tjerë kanë shpëtuar të gjallë.

Disa nga të plagosurit të cilët janë dërguar në spitalet e afërta me autoambulanca janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëri nga zyrtarët e aeroportit Bharat Rawal njoftoi se 32 prej 67 pasagjerëve janë shtetas të Bangladeshit, 33 të Nepalit, njëri i Kinës dhe një tjetër shtetas i Maldiveve.

Kryeministri i Nepalit Khadga Prasad Sharma Oli vizitoi vendin ku ndodhi aksidenti.

Një avion tjetër i Sita Air në vitin 2012 ishte rrëzuar pak kohë pas nisjes nga aeroporti i njëjtë. Në këtë aksident humbën jetën 19 persona./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi