Ronaldo paguan këtë shumë për ti shpetuar burgut

Cristiano Ronaldo i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle 13.5 milion euro në mënyrë që të mos përfundojë në burg.

Gjithashtu ylli portugez, i cili është transferuar nga Real Madridi në Juventusi këtë verë, do t’i paguajë gjithsej edhe 18.8 milion euro për të qenë në rregull me shtetin spanjoll.

“Cadena Cope” thotë se 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda.

Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14,768,897 € ndërmjet viteve 2011 dhe 2014./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi