“Rolls-Royce” bllokohet në Lezhë, hetohet pasuria e pronarit me banim në Britani

Më datë:

Strukturat e Policisë së Lezhës kanë nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në qytet, me synim verifikimin e origjinës së tyre dhe zbulimin e pasurive me burim kriminal. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Policinë Rrugore, kanë bllokuar një mjet luksoz të tipit “Rolls-Royce”.

Gjatë verifikimeve të kryera në terren lidhur me historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të mjetit, policia konstatoi mungesë të plotë dokumentacioni zyrtar. Për këtë arsye, u vendos bllokimi administrativ i automjetit “Rolls-Royce”, ndërsa materialet i kaluan strukturave përkatëse për nisjen e një hetimi pasuror ndaj pronarit të tij, shtetasit me iniciale F. M., me banim në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Lezhës bëri me dije se këto kontrolle të përbashkëta do të vijojnë edhe në ditët në vijim ndaj mjeteve të kategorisë luksoze, me fokus goditjen e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe parandalimin e trafikimit të mjeteve të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...