Robert Ndrenika feston sot 82-vjetorin e lindjes

Teatri Kombëtar uroi sot, aktorin e madh dhe kolosin e skenës shqiptare, Robert Ndrenika, me rastin e ditëlindjes.

“Shëndet, mbarësi e jetë të gjatë”, shkruhet në urimin e publikuar online nga TK, për Robert Ndrenikën në këtë 82-vjetor të lindjes.

Ndrenika lindi më 10 janar të vitit 1942, në Vuno. Pas diplomimit për aktor, ai nisi të punonte në teatrin “Skampa” në Elbasan. Ndërsa në Teatrin Kombëtar ai nisi të punonte që prej vitit 1974 deri sa doli në pension. “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Prefekti”, “Familja e peshkatarit”, “6 vjet shtatzënë”, “Jashtë bie borë” janë disa nga veprat teatrore ku ai ka interpretuar.

Ndrenika ka dhuruar edhe një trashëgimi të pasur kinematografike, duke intrepretuar në role të larmishme, tragjike e komike. Karakteret e realizuara me mjeshtëri nga Ndrenika kanë bërë që jo vetëm rolet, por edhe filmat të bëhen të pavdekshëm.

Në kinematografi numërohen mbi 30 filma, si: “I teti në bronz”, “Kapedani”, “Shtigje lufte”, “Në shtëpinë tonë”, “Koncert në vitin 1936”, “Mësenjtorja” etj. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm Robert Ndrenika mban titujt “Artist i Popullit” dhe “Nder i Kombit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi