Rilindja e Elbasanit “shkarkon” Edi Ramën, njeh vetëm Taulantin për kryetar (Foto)

Rilindasit e Elbasanit duket se nuk e njohin më Edi Ramën për kryetar partie, pasi në zyrat e PS-së nuk ekziston më asnjë foto e Ramës, ajo është e zëvendësuar me foton e Taulant Ballës.

Kryebashkiaku i ri i Elbasanit, Gledjan Llatja, ka postuar në Facebook disa foto nga mbledhja e anëtarëve të partisë së rrethit, por ajo që bie në sy ëhstë se në zyrën e PS-së nuk mbahet fotoja e kryetarit Edi Rama, por e deputetit të qarkut, ajo e Taulant Ballës.

Pra përveçse ‘de fakto’, tashmë edhe ‘de juro’, Balla është ‘Pashai’ i ri i Elbasanit por edhe i gjithë juglindjes, ku për çdo vend pune, apo zgjidhje problemi, më parë duhet të japë ‘OK’ Taulanti i Rilindjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi