https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Rikthehet alarmi i Fruthit, pas fëmijëve shtohet numri i të rriturve - Drita Tv

Rikthehet alarmi i Fruthit, pas fëmijëve shtohet numri i të rriturve

 

 

Epidemia e Fruthit ka marrë të tjera përmasa. Përveç fëmijëve nën 1 vjeç, të cilët janë prekur për shkak se nuk kanë mbushur moshën për vaksinë, janë shtuar edhe rastet e të rriturve të prekur nga virusi.

Në Shërbimin infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten mesatarisht 7 raste me simptoma të Fruthit, ku një pjesë e tyre rezultojnë pozitiv.

“Vetëm këto dy javë në mars kemi pasur 50 raste me simptoma të Fruthit”, thotë doktor Arjan Harxhi.

Mjekët thonë se këto janë raste që ose nuk e kanë bërë vaksinën ose nuk kanë kirjuar antitrupa mjaftueshëm, çka bën që kur bie në kontakt me virusin të infektohen. Aktualisht ka vetëm 7 raste të rënda të shtruar në Infektiv.

“Janë me pneumoni, po shyqyr nuk ka pasur raste me encefalit”, thotë dr. Harxhi.

Numri i rasteve të prekur gjithsej ka mbërritur në 271 ku shumicën e përbëjnë fëmijët nën 1 vjeç. Rastet jo të rënda të infektuar me Fruth kthehen në shtëpi duke u këshilluar nga mjekët që të izolohen në mënyrë që të mos infektojnë familjarët e tjerë.

Por a respektohet kjo nga të gjithë, mbetet për tu parë. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik insistojnë në vaksinimin e të gjithë personave që i përkasin fashës së viteve ‘80-‘90 dhe po ashtu edhe të atyre që dyshojnë se kanë bërë vetëm një dozë të vaksinës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi