Rikonstruktohet rruga e Dërmënasit, pjesë e segmentit Fier-Seman

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë parë sot nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës së Dërmënasit, pjesë e segmentit Fier-Seman.

Balla në fjalën e tij u shpreh se çdo rrugë e çdo lagje do t’i nënshtrohet procesit të rikualifikimit urban që do t’i japë një tjetër pamje zonës.

“Rikualifikimi dhe rikonstruksioni i çdo rrugice të çdo lagjeje është një premtim i mbajtur. Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton. Të gjitha rrugët e brendshme të fshatit Dërmënas do të asfaltohen duke i dhënë kështu pamjen e një qyteti”, tha Balla.

Ndërhyrja, sipas tij, parashikon zgjerimin e rrugës, sistemimin e ujërave të zeza, trotuareve, gjelbërimin si dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi