Rihanna bëhet sërish nënë

Këngëtarja me famë botërore Rihanna ka lindur fëmijën e saj të dytë, A$AP Rocky, shkruan VanityFair.

Çifti ka edhe një djalë 15 muajsh, RZA, i cili ka lindur në maj të vitit 2022.

Rihanna njoftoi se ishte përsëri shtatzënë në skenën më të madhe të mundshme vetëm për një yll të kalibrit të saj, gjatë performancës në Super Bowl Halftime Show.

E veshur me tuta të kuqe ajo dha lajmin para mijëra shikuesve ndërsa ata me kujdes dhe respekt hezituan të spekulojnë, përfaqësuesi i saj konfirmoi lajmin menjëherë pas performancës.

Ajo gjithashtu zbuloi se çifti nuk punësoi një dado për t’u kujdesur për djalin e tyre të porsalindur.

“Ne erdhëm në shtëpi nga spitali, pa askënd. Ishim vetëm ne prindërit dhe fëmija ynë. Nuk mund ta besoj. Në thelb, një person u bë dy… Shkuam në spital si çift dhe u larguam si një familje me tre anëtarë”, theksoi e entuziazmuar Rihana.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi