Revoltë kundër Conte, në Angli zbulojnë prapaskenat, si dështoi transferimi i italianit në Madrid

Antonio Conte ishte i bindur se pas largimit nga Inter e priste një e ardhme akoma më e lavdishme, italiani ishte projektuar në stolin e Real Madrid për të zëvendësuar Zinedine Zidane.

Ish trajneri i Inter kishte gjetur akordin total me presidentin Perez por situata ndryshojë totalisht pasi Perez i bëri publik idenë e tij lojtarëve.

Sipas “Times”, situata ndryshojë totalisht në këtë moment teksa jo pak por dhjetë lojtarë dolën kundër këtij vendimi të presidentit, madje kërcënuan me largim nëse italiani do të ulej në stol.

830570 Antonio Conte

“Times” nuk bën publik emrat e lojtarëve por bëhet fjalë për futbollistë titullarë, përballë një revolte të tillë edhe Perez ishte i pafuqishëm duke bërë prapa ktheu.

Për vetë situatën ku ndodhej klubi presidenti i Real Madrid nuk insistojë me zgjedhjen e tij duke ndryshuar totalisht kurs.

Numri një i klubit me bekimin edhe të lojtarëve nisi negociatat me Carlo Ancelotti, fundi tashmë dihet, me ish trajnerin e Everton që pranoi ofertën për tu rikthyer në Madrid.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi