18.5 C
Tirana

“Revoltë” e emigrantëve brenda kampit të Gjadrit

Më datë:

Paraditen e kësaj të marte, kampi i Gjadrit dukej i qetë, por brenda tij nuk kanë munguar tensionet në dy ditët e kaluara.

Kjo për shkak se një pjesë e emigrantëve që po mbahen aty prej 11 Prillit janë revoltuar duke kryer edhe akte dhune.

Mediat italiane raportojnë nga burime të autoriteteve të këtij vendi se rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku qëndrojnë si dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve të tyre.

Sipas të njëjtave burime, 3 prej emigrantëve kanë marrë lëndime të lehta me thikë. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar autoritetet italiane që menaxhojnë atë që ndodh brenda kampit.

Personat problematikë janë vendosur në izolim dhe po mbahen nën monitorim. Edhe jashtë tij, policia shqiptare ka shtuar masat e sigurisë ndërsa theksohet se situata është nën kontroll dhe se nuk është cënuar siguria.

I pyetur për tensionet në kamp, ministri i Brendshëm italian Mateo Piantedosi konfirmoi se kontigjenti është problematik pasi mes tyre ka edhe të akuzuar ose të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se njëri prej emigrantëve një 22-vjeçar nga Bangladeshi është rikthyer në Itali pasi ndaj tij ishte rrëzuar urdhri për riatdhesim.

Të tjerët duhet të presin që brenda 18 muajve të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

https://www.youtube.com/live/mb4_FytoLFE?si=3zup7ht-upJc9LXO&t=1009 Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live,...

Me drogë, armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në...