14.5 C
Tirana

‘Rënkonte pas goditjeve’, rrëfimi i ish-të burgosurit politik: Si e rrahu gati për vdekje policia serbe Albin Kurtin në burgun e Lipjanit

Më datë:

Ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka bërë publike një ngjarje që ka ndodhur vite më parë në burgun e Lipjanit, ku mes atyre që vuante dënimin ishte dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në rrjetet scciale, ai ka treguar se si serbët e kishin rrahur gati për vdekje Kurti. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qershor të vitit 1999.
“9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit. Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet.
Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht. Edhe atë gjysmë zëri nuk e dëgjonim më, por goditjet po. Ato vazhdonin me të njëjtin vrull. Lidhëset plastike në duar dhe zhurma e goditjeve në vesh na mbanin zgjuar. Të mbetet pak për të menduar në ato çaste, por ajo pak ta shpon trurin. Vetëm më vonë mësuam se fjala ishte vetëm për një njeri. Njeriu që ishte rrahur për vdekje nga gardianët e burgut, gjithë natën deri në mëngjes, ishte Albin Kurti…”, shkruan në mesazhin e tij Enver Dugolli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...