Regjimi i Esadit dhe Rusia ngushtojnë rrethin përreth Zonës së Çtensionimit në Idlib

Ndërkohë që regjimi i Beshar Esadit me mbështetjen e Rusisë arriti të rimarrë një fshat dhe një kodër me rëndësi strategjike në Idlib, nga sulmet ajrore të Rusisë një spital mbeti jashtë përdorimit, ndërsa kanë humbur jetën 3 dhe u plagosën 5 civilë.

Gjatë 24 orëve të fundit Idlibi ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve intensive të Esadit dhe Rusisë nga ajri dhe toka.

Forcat e regjimit goditën nga ajri nënprefekturën Kefrenbil, qytezën Keferruma dhe fshatrat Has, Bsakla, Deyr Sunbul dhe Hazarin.

Ndërkaq avionët luftarakë rusë bombarduan nënprefekturën Maaretinuman, qytezën Kensafra dhe fshatrat Kefer Vadi, Maarethirme, Um Halahil, Museyrife, Breysa, Tavil Halib dhe Maaretennisan.

Në sulmet e Rusisë ndaj qytezës Kensafra u goditën spitali i fëmijëve dhe i maternitetit Kivan dhe xhamia Kensafra. Për faktin që lagjet janë zbrazur për shkak të sulmeve intensive nuk pati viktima në këtë sulm.

Nga ana tjetër forcat e regjimit të Esadit të mbështetura nga Irani dhe Rusia arritën të rimarrin kodrën Museyrife në juglindje të Idlibit.

Kodra në fjalë është e cilësisë së vijës së parë të mbrojtjes të Maaretinuman, njërës prej prefekturave më të mëdha të Idlibit.

Edhe në fshatin Um Halahil që ndodhet prapa kodrës u jetuan luftime të ashpra, ndërsa fshati kaloi në duart e regjimit.

Edhe forcat e regjimit në frontin në fjalë gjatë sulmeve që vazhduan gjatë gjithë natës, përdorën mjete të fuqishme shpërthyese.

Prej nënshkrimit të marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej, në zonën e çtensionimit në Idlib nga sulmet e regjimit dhe Rusisë janë vrarë mbi 1 mijë e 300 civilë. Numri i atyre që janë zhvendosur nga vendet ku kryhen sulme intensive në vende relativisht më të qeta dhe sidomos në afërsi të kufirit me Turqinë ka tejkaluar 1 milion për një 1 vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi