12.5 C
Tirana

Regjimi i Assadit bombardon shkollën në Idlib, 8 të vdekur

Më datë:

Të paktën tetë civilë, prej të cilëve katër fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të regjimit të Bashar al-Assadit ndaj një shkolle në Idlib.

Regjimi i Assadit, në ditën e parë të vitit të ri, shënjestroi me bombë thërrmuese një shkollë në qytezën Sermin në jug të Idlibit.

Sipas ekipeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), në sulmin që shënjestroi shkollën Selame Abbud, humbën jetën tetë civilë, prej të cilëve katër fëmijë, ndërsa u plagosën 20 të tjerë.

Ekipet vazhdojë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon. Të plagosurit janë transferuar në spitalet në afërsi.

Gjithashtu, edhe avionët luftarakë rusë që nga minutat e para të vitit të ri sulmuan disa lokacione në Idlib dhe përreth tij.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.300 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpallen rezultatet përfundimtare në Kosovë, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot, 31...

Çfarë shkakton migrenën

Migrena nuk është thjesht një dhimbje koke, por një...

Njihuni me shkallët me të frikshme në botë, ndodhen në Japoni!

Një shkallë jashtëzakonisht e pjerrët dhe e ngushtë në...

Pak para prezantimit, zbulohet se si do duket Samsung Galaxy S26

Jemi më pak se një muaj larg prezantimit zyrtar...