Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mospërfshirjes në rendin e ditës të Kuvendit të mocionit me debat për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
“Nuk është përfshirë në rend dite mocioni për Ballukun, pasi me standardin afrikan të Ramës, ai nuk do të japë llogari. Këtu është si në Afrikë – është Parlamenti që i jep llogari Edi Ramës,” – deklaroi Bardhi.
Sipas tij, kjo situatë është pasojë e kapjes së institucionit ligjvënës nga mazhoranca.
“Kanë vënë një njeri aty në krye që i shërben Ramës. Zonja Balluku thotë se nuk vjen, ndaj edhe kryetari nuk e ka futur në rend dite mocionin me debat,” – theksoi Bardhi.
Në dosjen e prokurorisë që dua ta përshëndes për guximin dhe integritetin e treguar, rezulton e tenderi për tunelin e Llogarasë ishte i paracaktuar. Ka qenë Balluku që ka urdhëruar anulimin e paligjshëm të tenderit vetëm se ishte 50 milionë euro më pak sesa llogaritë korruptive që kishte bërë ajo. Është Balluku që ka komunikuar me kompaninë turke disa ditë përpara tenderit, duke bërë fakt të kryer fitimin e tenderit nga kompania turke”, tha Bardhi.
Gament Bardhi flet dhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në aferat korruptive, nisur që nga fakti që nuk ëhstë bërë asnjë lëvizje për të shkarkuar nga detyra Ballukun
Rama nuk guxon ta shkarkojë Ballukun. Çdo shkelje e ligjit është dirigjuar nga Belinda Balluku që e drejton vendin nga telefoni si dhe nga vizita të vartëseve në banesën saj ku ndajnë lekët. Jo vetëm kompania është paracaktuar por kompania turke nuk plotësonte një sërë kushtesh që vetë autoritetet shqiptare kishin shpallur për tenderin në fjalë.
Kjo kompani nuk plotësonte kriteret teknike dhe financiare. ‘Kjo kompani është shpallur fitues në kundërshtim me ligjin’ (lexon dosjen). Rama që ditën flet për Evropën dhe natën mbron korrupsionin, me heshtjen e tij është kthyer në avokat të Ballukut, As nuk e shkarkon, as nuk ka folur një fjalë e as nuk është distancuar nga këto prova, por vazhdon ta mbrojë duke i provuar çdo shqiptari që nuk është vetëm Balluku, por dhe ai bashkëpërgjegjës. Ai është arkitekti politik i korrupsionit”, tha Bardhi.


