Rasti i David Alaba vendosi një trend dhe Bayern është i gatshëm të ndryshojë edhe nëse disa lojtarë duan të largohen. Austriaku nënshkroi për Real Madridin në fund të kontratës së tij dhe nuk arriti një marrëveshje rinovimi me bavarezët. Të dy nuk ranë dakord për pagat, pikërisht aty ku krerët e klubit gjerman duan të kryejnë revolucionin e tyre.

Oliver Kahn, drejtori i Bayernit, bëri thirrje për një reformë në tregun e transferimeve. Sipas tij, duhet një kufi pagash. Një shumë të caktuar që një klub mund të shpenzojë si maksimum në paga. Për më tepër, ish-portieri legjendar kërkoi më shumë kontroll për investitorët dhe sanksione nëse shkelin normën.

Drejtuesit e klubit bavarez tani po diskutojnë rinovime të reja me Sven Ulreich, Niklas Süle dhe Corentin Tolisso. Nëse ata nuk pranojnë kushtet e Bayern me një rritje page normale, atëherë janë të lirë të ikin, si në rastin e Alabas.