Reciprociteti si planë dhe projekt kombëtar ndaj Serbisë

Reciprociteti si planë dhe projekt kombëtar ndaj Serbisë
Klubi “Demokracia Konservatore” mirëpret angazhimin personal të Ambasadorit amerikan në Prishtinë për të komunikuar me Qeverinë e Kosovës pas dështimit të negociatave në Bruksel.
Me këtë rast vlerëson se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës direkt në fazën finale të dialogut është i domosdoshëm dhe i jep seriozitet e siguri fazës përmbyllëse të dialogut.
“Demokracia Konservatore” vlerëson çdo veprim të Qeverisë së Kosovës që synon shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep të saj në bashkëpunim të ngushtë me shtetet mike, në veçanti me ShBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Turqinë.
Veprimet e njëanshme në procesin se si është konceptuar dialogu nuk do ta ndihmonin vendin tonë.
“Demokracia Konservatore” vlerëson se në raport me Serbinë, Qeveria e Kosovës duhet të ketë planë gjithëpërfshirës reciprociteti ekonomik, politik e diplomatik.
Planë i cili duhet të jetë publik, i përcaktuar në afate dhe i ekspozuar e harmonizuar me shtetet mike.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi