Receta e Tavës së Mrekullueshme me Peshk, Qepë e Domate

Provoni një recetë ndryshe të përgatitjes së peshkut. Jo të skuqur, as të pjekur por të gatuar në tavë me qepë e domate.

PËRBËRËSIT 

1 kg peshk

1,5 kg qepë të thata( qepë të kuqe do ishte më mirë se kanë shije më shumë )

3 gjethe dafine

një kuti me salcë domate

5 domatini ( domate të vogla )

2 thelpinj hudhër

kripë, piper të zi, piper të kuq djegës

3 lugë uthull

Vaj

PËRGATITJA

Lajmë peshkun, e kriposim dhe e lemë mënjanë.

Në një tenxhere të thellë shtojmë vajin dhe qepët e grira hollë, skuqim për pak minuta sa të vyshken, shtojmë salcën.

Shtrojmë qepët në një pireks, kripën, dafinën, piperin, domatinat, uthullën dhe dy gota ujë, vendosim edhe peshqit nga sipër dhe pjekim në 200 gradë celcius deri sa tava të ketë pirë lëngjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi