14.5 C
Tirana

Receta e Shijshme e Specave me Thërrime Buke

Më datë:

Specat me thërrime buke janë një pjatë e shijshme, me origjinë nga disa rajone të Italisë Jugore.

Kjo recetë është e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.

Mjafton që specat të gatuhen në një tigan dhe të aromatizohen me erëza, thërrime buke, djathë deleje, hudhra dhe kaperi.

Specat me thërrime buke shërbehen si një meze e shijshme, ose si pjatë anësore për gatimet e mishit ose peshkut.

Provoni ta përgatisni vetë këtë recetë dhe ta shijoni atë me të dashurit tuaj.

Përbërësit

  • 2 speca të kuq
  • 2 speca të verdhë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër për shije
  • Thërrime buke
  • 40 g djathë dele
  • 1 lugë gjelle kaperi
  • Rigon për shije
  • 1 thelpi hudhër

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë filloni duke larë dhe tharë mirë specat.

Ndajini në mes, hiqni kërcellin dhe farat e brendshme dhe në fund pritini në feta të gjera 2-3 cm.

Më pas ziejini një tenxhere me ujë dhe pak vaj ulliri, për rreth 15-20 minuta.

Ndërkohë përgatisini massën me thërrimet e bukës. Prisni në copa disa feta buke dhe vendosini në mikser.

Aty shtoni edhe djathin e grirë, një thelpi hudhre të grirë, kaperin dhe rigon.

Përpunojini derisa të përzihen të gjithë përbërësit, më pas masën shtojani specave dhe e kaurdisini për 20 minuta në zjarr mesatar duke i mbuluar me kapak.

Kur specat të jenë pothuajse gati, hiqni kapakun dhe gatuajeni edhe disa minuta me zjarrin në maksimum për të thekur bukën.

Kur specat të jenë gati lërini të ftohen dhe shërbejini si pjatë anësore, ose si një meze të shijshme.

Ju gjithashtu mund t’i konsumoni edhe të ftohta, shija do të mbetet e shkëlqyer.

Këshilla

Nëse dëshironi, mund ta zëvendësoni bukën me thërrime buke të gatshme.

Specat me thërrimet e bukës mund t’i ruani në frigorifer në një enë hermetike për maksimumi 2 ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...