Reali zyrtarizon blerjen e talentit brazilian të Santosit

Reali i Madridit ka arritur të mbyllë me sukses blerjen e një elementi mjaft të rëndësishëm për të ardhmen. Bëhet fjalë për Rodrygo Goes dal Santos, sulmues i lindur më 2001-shin, dhe që shikohet si një nga emrat më me perspektivë të futbollit brazilian.

Për blerjen e tij, madrilenët paguan plot 40 milionë euro, ndërsa sipas marrëveshjes, Rodrygo do të qëndrojë edhe një sezon me Santosin, skuadër që dispononte kartonin e tij.

Kjo është lëvizja e dytë e këtij lloji për Realin, që vitin e kaluar bleu nga Flamengo Vinicius Junior, futbollist i lindur në vitin 2000 dhe i lënë në Brazil për të bërë eksperiencë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi