Reali i Madridit gjen “pasuesin” e Cristiano Ronaldos

Reali i Madridit ka gjetur pasuesin e Cristiano Ronaldos dhe do të jetë pikërisht sulmuesi panamez i Lyonit, Mariano Diaz.

25-vjeçari është rritur në akademinë e të rinjve të Realit dhe vetëm verën e kaluar iu bashkua skuadrës franceze, për shumën e 8 milionë eurove.

Gjithsesi gjatë ditës së sotme, presidenti Florentino Perez vendosi të ushtrojë të drejtën e riblerjes për shumën e 22 milionë eurove, të paracaktuar më herët në kontratë.

Në këtë mënyrë, presidenti madrilen i jep një alternativë të mirë për stolin, trajnerit Julen Lopetegui dhe njëkohësisht “djeg” Sevillan, që kërkonte me ngulm sulmuesin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi