Real Madrid synon të arrijë te Eden Hazard

Real Madrid prej kohësh po kërkon të bëjë një lëvizje të rëndësishme në merkato dhe të gjitha hamendësimet të çojnë te belgu Eden Hazard.

Prej kohësh në idetë e trajnerit Zinedine Zidane, sulmuesi 27-vjeçar mund të jetë një nga synimet e klubit madrilen në merkaton e sapohapur apo ndoshta për ta shtyrë në atë pasardhësen në vere. Hazard nëpërmjet babait të tij ka konfirmuar se ka refuzuar dy herë rinovimin e kontratës me skuadrën aktuale, Chelsea.

Qëllimi i Hazard është që të bashkohet me Real Madrid dhe për këtë duket se punon më shumë edhe trajneri Zidane, i cili ka bindur Ronaldon të luajë më i avancuar në skemën e tij. Në këtë mënyrë Zidane do të ketë një tjetër zgjidhje edhe taktike për skuadrën e tij./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi