Real Madrid mbush xhepat në Arabinë Saudite

Prestigj, para dhe një tjetër trofe. Kjo është panorama që Real Madrid mori në Riad të Arabisë Saudite, teksa triumfoi pa shumë probleme për herë të 13-të në Superkupën e Spanjës dhe depozituan një bonus prej 7 milionë Eurosh. Fitore ndaj një rivali historik si Barcelona, ndaj të cilët tregoi jo vetëm të gjithë potencialin e saj, por arriti ta shtyjë drejt krizës skuadrën katalanase. Real Madrid luan ‘samba’ në fushën e lojës, pasi ishin brazilianët, Vinisius dhe Rodrigo autor të 4 golëshit në fitoren 4-1.

Tripleta e Vinicius është historik. Ai u bë lojtari i pestë në historinë e derbit më të madh botëror që shënon tre gola në pjesën e parë të El Clasicos. Para tij, vetëm Samitier (Barcelona) në vitin 1926, Barinaga (Real Madrid) në vitin 1943, Narro (Real Madrid) në 1951 dhe Zamorano (Real Madrid) në vitin 1995 ia dolën. Sulmuesi i Los Bancos u bë kështu golashënuesi i parë i një het-triku në pjesën e parë të El Clasico në shekullin e 21-të.

“Mendoj se fituam me meritë. Përfituam nga sulmet e Barcelonës, duke shfrytëzuar hapësirat. Vinisius ishte në formë të jashtëzakonshme, duke luajtur një ndeshje të madhe. Jam shumë i lumtur. Tani mendojmë për ndeshjet e radhës.”

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandes pranoi dominimin e rivalëve, teksa shtoi se loja e katalanasve nuk ishte në standartet e një finaleje.

“Kjo është koha për tu kërkuar falje tifozëve. Unë jam përgjegjës kryesor për këtë. Kështu duhet të marrim kritikat dhe të vazhdojmë të punojmë. Jam i bindur që do të rikthehemi duke konkurruar me më të mirët, në mënyrën e duhur.”

Ky është trofeu i parë i Real Madridit për vitin 2024, ndërsa janë në garë edhe për trofeun e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Këtu ka vend edhe për rekordin e Luka Modriç, me kroatin që tashmë ka fituar 24 tituj me Real Madrid, për tu pozicionuar vetëm pas Karim Benzema dhe Marselo me nga 25. Modriç ka fituar 3 tituj të Spanjës, 2 Kupa të Mbretit, 5 Superkupa Spanjolle, 5 Liga të Kampionëve, 4 Superkupa Evropiane dhe 5 Kupa të Botës për Klube me Realin nga viti 2012 deri më sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi