Reagim ndaj Veliajt, Meta del hapur: jo prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar; të restaurohet

Presidenti Meta nuk ia ka pranuar kryebashkiakut Veliaj zemërimin e tij për mosdekretimin e ligjit për Teatrin e ri.

Me anë të një reagimi nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, Meta madje, pasi mbron aspektin juridik të çështjes, pra shkeljet e Ligjit, gati e shpalos hapur që ai nuk është për prishjen e godinës ekzistuese të TK-së.

Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial”, thuhet në reagim.

Pra prej sot, duhet kuptuar se kreu i shtetit është kundër dyshes Rama – Veliaj, njëri kryeministër e tjetri kryetar Bashkie, për prishjen e të vjetrit e ndërtimin e një të riu, pra Teatrin Kombëtar. /tesheshi.com/  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi