8.5 C
Tirana

Rastet dhe vdekjet nga COVID-19 rriten në vendet e Azisë Qendrore dhe Euroazisë

Më datë:

Rastet dhe vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) sot vazhduan të rriten në vendet e Euroazisë dhe të Azisë Qendrore.

– Ukrainë

Ministri i Shëndetësisë Maksym Stepanov tha se gjatë 24 orëve të fundit edhe 1.271 persona u testuan pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 77.1169.

Ai tha se 24 viktima tjera rritën numrin e vdekjeve deri në 1.788, ndërsa të shëruarit janë shtuar për 914 për të arritur në 41.527.

Stepanov i bëri thirrje publikut që të ndjekë me përpikëri kufizimet e qeverisë për COVID-19, të cilat janë zgjatur deri më 31 gusht.

– Kazakistani

Kazakistani raportoi 1.062 raste tjera të virusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 94.882, ndërsa të shëruarit u rritën me 1.899 për të arritur në 67.031.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, gjithsej 1.058 pacientë kanë vdekur në vendin e Azisë Qendrore deri më tani.

– Kirgistani

Infeksionet e koronavirusit në Kirgistan janë rritur në 38.110, përfshirë 1.438 vdekje.

Mbi 29.500 persona janë shëruar nga virusi deri më tani, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

– Uzbekistan

Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit raportoi 510 raste tjera me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27,314.

Dy vdekje tjera sollën numrin e vdekjeve në 165, ndërsa u regjistruan 213 të shëruar për të arritur në 18.051.

Mbi 9.000 pacientë mbeten të shtruar në spital në të gjithë vendin.

– Armenia

Numër i rasteve me COVID-19 në Armeni është rritur me 288 për të arritur në 39.586.

Gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë tjerë humbën jetën, duke rritur numrin e vdekjeve në 770, ndërsa të shëruarit arritën në 30.850.

Sipas shifrave zyrtare, Armenia ka kryer të paktën 170.000 teste të koronavirusit.

– Gjeorgjia

Në Gjeorgji gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 15 persona tjerë u testuan pozitiv për COVID-19, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Rastet e reja rritën numrin e përgjithshëm të vendit në 1.238, përfshirë 17 vdekje dhe 974 shërime.

– Pasqyra botërore e COVID-19

Në të gjithë botën, që nga dhjetori i kaluar COVID-19 ka marrë jetën e 701.000 personave në 188 vende dhe rajone.

Më shumë se 18.55 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, ku SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Të dhënat tregojnë se mbi gjysma e të gjithë pacientëve, mbi 11,15 milionë në mbarë globin janë rikuperuar deri më tani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shfrenon fantazinë” – Berisha: Rama në Lanë, përleshje vetëm me të, jo me policinë

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu...

Para Kuvendit shpërthen përplasja: Molotovë apo shishe? Boçi qëllon drejt efektivëve policorë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës...

Pas hedhjes së molotovëve, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali...

“Protesta e sotme madhështore” – Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit, narkodiktatura po vdes

https://www.youtube.com/live/25r0FF7trHM?si=4DiG-DKVMyR7Hqal Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij...