18.5 C
Tirana

Raporti i TI për korrupsionin, Manja: 2022 do të shënojë rezultate konkrete, media aleti ynë kryesor në këtë luftë

Më datë:

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar raportin e Transparency International, në lidhje me korrupsionin në vend. Raporti tregonte që Shqipëria kishte zbritur një pikë në renditje.

Sakaq, në një prononcim për mediat ai Manja tha se nuk e kishte përvetësuar raportin dhe shtoi se lufta ndaj korrupsionit është një detyrim ndaj qytetarëve dhe fëmijëve.

“Jemi duke diskutuar raportin e TI. E konsiderojmë mbi punën tonë, por në radhë të parë luftën ndaj korruspionit qoftë si perceptim apo korrupsion real konkret e kemi detyrim ndaj fëmijëve tanë, qytetarëve tanë për ta bërë një mjedis ku shteti ofron shërbimet publike në mënyrë cilësore.

Aty ku futet korrupsioni kemi cënime të standardit të qytetarëve. Do të kemi një strategji konkrete për luftën ndaj korrupsionit.

Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të ketë sukses nëse nuk bashkëpunojmë të gjithë së bashku, edhe ju si media. Ju ftoj që gjatë 2022 ju t’ju kem aleatin më të fortë gjatë kësaj lufte”, tha Manja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...