Ramushi: Heronjët tanë askush nuk mund t’i ndalë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti sot një fjalim në akademin përkujtimore në 19 vjetorin e rënies së luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, ku tha se rruga për liri ishte e gjatë dhe e mundimëshme ai ndër të tjera tha se dashuria ndaj atdheut nuk i ka bërë të hekin dorë asnjëher ndaj vendit të tyre.

“ Krenaria jonë e kujtimit dhe përkujtimit gjendet kudo po na bën nder se sa e veçantë është në Koshare. Kanë pasur një rrugë të gjatë në shërbim të atdheut, dhe skanë hequr dorë ndaj dashurisë për atdheun. Këta njerëz i gjejm të unifikuar që sjanë të vetmit por janë unik si Agim Ramadani, Sali çekaj dhe  Xhemaj Fetahaj.

Më tutje, kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin se këta njerëz i kanë mbijetuar përçarjeve e pengesave, tha se askush nuk ka mundur t’i ndalë deri në vijën e parë të luftës, deri në flijimin e tyre për atdhe ai gjithashtu i ka ngritur lartë dhe me mburrje dëshmorët  e brigadës 138 Agim Ramadani.

“Sot ne mund t’i kujtojmë me pietet edhe mendimtarët e zotë, por veçanërisht të mburremi me figurat kaq unike të heronjve tanë, të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 Agim Ramadani, dhe t’i falënderojmë luftëtarët e gjallë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë akademi përkujtimore foli edhe vajza e heroit Agim Ramadani, Lorina Ramadani.

Ajo tha se shpreson se udhëheqësit e shtetit do të bëjnë më të mirën që ta ruajnë gjakun e derdhur dhe amanetin për krijimin e shtetit aq siç e dëshiruan heronjtë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi