Ramush Haradinaj flet për çështjen e Sylejman Selimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka prapë mundësi të mëdha të shqyrtohet mbajtja e në burg e ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit.

“Për procese ligjore duhet me ba kujdes, por mendoj që ka prapë mundësi të mëdha me u shqyrtu, si është kjo temë dhe si me u trajtu kjo temë,” është shprehur Haradinaj, pasi është pyetur për mbajtjen në burg të Selimit dhe pretendimeve se ai po mbahet padrejtësisht.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur hero për lirinë e vendit ish-komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralllejtënant Sylejman Selimi.

“Por, nuk guxojmë me dhonë deklarime politike për procese gjyqësore. E dimë që është një hero për lirinë e vendit tonë gjenerali Sylejman Selimi, por duhet të bëjmë kujdes në deklarime,” deklaroi Haradinaj, raporton EO. Javën e kaluar, Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demakun, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën për lirim të Sylejman Selimit.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sjellja e sistemit të drejtësisë është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi