Ramos kundër një rikthimi të Mourinhos te Real Madrid

Jose Mourinho përflitet se do të rikthehet te Real Madridi, pasi Zinedine Zidane nuk ka bindur në startin e këtij sezoni. Por një rikthim i porugezit te galaktikët nuk ka gjetur mbështetjen e kapitenit të Los Blancos. Sergio Ramos është kundër idesë së rikthimit të trajnerit portugez në Santiago Bernabeu, duke thënë se janë të lumtur me francezin.

Mbrojtësi spanjoll për më shumë ka thënë se mediat nuk duhet të shkruajnë gjithçka dhe se ata duhet të bazohen diku në ato gjëra që thuhen.

“Çdo gjë që lidhet me Real Madridin e mbushë gazetën dhe mendoj se nuk duhet të thuhen gjëra që nuk qëndrojnë”, ka thënë Ramos pas fitores 1-0 ndaj Sevillës në fundjavën e kaluar.

“Ne jemi të lumtur me punën e trajnerit dhe duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme për ta rritur edhe më shumë motivimin dhe për të fituar trofe në këtë sezon”, ka shtuar më tej spanjolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi