Ramiz Qeriqi i njohur si komandant Luani, intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Ramiz Qeriqi, Komandanti i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, të Brigadës 121 Kumanova, i njohur me nofkën e luftës Komandant Luani, në mëngjesin e sotem është nisur drejt Eulexi për të dëshmuar për luftën e drejtë të UÇK-së.

Komandant Qeriqi, ka thënë se ky intervistim dhe Gjykata Speciale, do të dëshmojë se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e padrejtë dhe nuk ka kryer krime.

“Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk është gjë e keqe, sepse do të shkojmë dhe ne do ti zbardhim disa çështje  që këta dyshojnë, dhe ne atje do të dëshmojmë se lufta e UÇK-së, ka qenë e drejtë”, ka thënë Qeriqi, duke shtuar se ka qenë një nga komandantët e rrallë që kam luftuar në front.

Ai ka kujtuar se intervistimi i tij po bëhet në EULEX, sepse nuk ak pasaportë, ndërsa thekson se ndihet i nderuar që do të dëshmojë për luftën e pastër e të drejtë ttë UÇK-së.

“Ndihem i nderuar që po shkoj të dëshmoj për të vertetën dhe luftën e drejtë ashtu siç e ka mbrojtë UÇK-ja. Kam qenë ndër komandantët e rrallë që e kam mbajtë frontin dhe luftën, nëse edhe sot bëhet luftë për bashkimin e trojeve shqiptare, prapë sot do të jem i njëjti për këtë vend”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi