Rama: Sot po ndërtohen 6 vepra ujësjellësi për Elbasanin, për 24 orë ujë në ditë

Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna në Elbasanit për rrjetin e ri të shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Janë 6 vepra sipas kryeministrit që deri tani kanë arrituri në 32 përqind të realizimit.

Sipas Ramës Elbasanit nuk do të ketë më një rrjet 60- vjeccar me 9- 12 orë ujë në ditë, por 133.8 kilometra shpërndarës të ujit të pijshëm që do të sjellë 24 orë ujë për një nga qytetet më të mëdhaja në vend.

STATUSI NGA EDI RAMA
💧RRJETI I UJIT TË PIJSHËM NË ELBASAN me një rrjet 60 vjeçar sjell në çezma 9 – 12 orë në ditë ujë dhe në zonat informale të zhvilluara pas viteve 90’ furnizim gjysmë ore deri në 2 orë ujë nga depot e ujit ndërtuar 5 dekada me parë.

SOT PO NDËRTOHEN 6 vepra ujësjellësi për një nga qytetet tona më të mëdha, ku janë realizuar 32% e punimeve për 133.8 km rrjet shpërndarës për 24 orë ujë në ditë😊

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi