Rama: Shndërrimi i Porto Romanos, ja pse na duhet mandati i tretë

Kryeministri Edi Rama ishte në Porto Romano, ku është drejt përfundimit Ekoparku , që siç tha Rama që po zë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave të Durrësit, e cila tanimë i përket të shkuarës.

Duke parë ecurinë e punimeve Rama tha se ky ekopark do të jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin.

Rama: Kjo është akoma deri dhe për pak kohë, dhe është fiks vendi ku mund të shpjegohet shumë thjesht pse na duhet mandati i 3 që të mbarojmë punë që ‘ka shans të mbarojë, në të kundërt.

Dje mbaroi oferta Spitallës, një kompani shumë e mirë do fillojë investimin atje, kemi lagjen e re ku ka filluar ndërtimi, aprtamente etj, një model tjetër jete.

Kemi zonën ekonomike.

Do jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin, do bëhet realitet , nga kjo flamë e madhe do ndërtojmë një zemër të qytetit.

Është koha për ta çuar Durrësin në një nivel tjetër .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi