Rama “shigjeton” Dritan Lelin nga Vlora, merr qesen dhe mbledh plehrat brenda fushës së sportit

Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa “shigjetuar” edhe kryebashkiakun e këtij qyteti Dritan Leli, me të cilin ka pasur përplasje që para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka marrë një qese dhe ka nisur të mbledhë plehrat në fushën e sportit të qytetit të Vlorës.

I veshur sport, pa doreza, Rama është ulur të mbledhë plehrat nga përdoruesit e fushës së sportit, ndërsa apelon Bashkinë e Vlorës për pastrimin e saj.

“Vetëm tre minuta e ndajnë nderin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet. Në radhë të parë ata që vijnë këtu bëjnë mirë ti mbledhin, ata që e mirëmbajnë këtë duhet të vijnë ti pastrojnë, përpara se shqiptarët dhe të huajt që kalojnë këtu të shohin këto pamje”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi